Olta surprizohet nga bashkëshorti, Dori habit me fjalët për Luizin

Banorët e Big Brother VIP kanë lexuar së fundmi mesazhet e ardhura në “Big love”. Aktorja Olta Gixhari është surprizuar me një mesazh të ëmbël nga bashkëshorti, me të cilin ka dhe një djalë të quajtur Amar.

Dori e ka konsideruar Oltën dhuratën më të bukur të jetës së tij, ndërkohë që dy fjalë i ka pasur dhe për Luizin.

“Je dhurata ime më e bukur! Të kam jetën time dhe vdes për ty! Dhe boll me ftesa për Valencia se s’kemi hotel. Dhe thuaji Luizit të nisi gocën se nuk dilni nga aty pa ardh dita të futet dhe Amari! Të puth shumë. Dori”, i ka shkruar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Olta është emocionuar shumë nga mesazhi i partnerit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?