Operohet aktori shqiptar që po “çmend” femrat turke, shkak bëhen sytë

Aktori me prejardhje shqiptare që po zhvillon karrierën në Turqi, Can Yaman i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në fund të vitit 2018.

Shkak për këtë u bë shikimi i turbullt. Me anë të një postimi në Twitter, ai falenderoi fansat që ishin shqetësuar për të.

“Për një kohë të gjatë kam patur shqetësime me shikimin. Unë i kam operuar sytë tri ditë para Vitit të Ri. Do të shoh turbullt edhe në dy javët e ardhshme. Ju falënderoj që jeni brengosur për shëndetin tim”, shkruajti ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, revista GQ e ka shpallur një ndër meshkujt më seksi të vitit 2018. Momentalisht, Can po xhiron filmin “Erkenci Kus”, ku është edhe protagonist.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?