Ori Nebiaj ironizon vendimin e qeverisë për mediat: Burg për këtë gazetarin

Kryeminsitri Edi Rama duke përfituar nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme kërcënoi hapur se do ti mbyll të gjithë mediat nëse ato publikojnë lajme të pa vërteta.

Ky paralajmërim erdhi nga vetë kryeministri Edi Rama në rrjetin social Twitter.

Marrja e një vendimi të tillë nga kryeminstri ka bërë që të reagojnë shumë persona të njohur të medias dhe jo vetëm të cilët nuk janë dakord që një ligj i tillë të mund të përdoret si argument për të hequr fjalën e lirë.

Një ndër personat që ka reaguar është edhe moderatorja e njohur, Ori Nebiaj.

‘Jemi gazetarë. E vetmja gjë që na shton më shumë kuriozitetin është kur një tufë njerëzish të pasur, dhe të fuqishëm thonë:

“Nuk ka asgjë për të parë këtu” dhe ne fillojmë gërmimet”– shkruhet në thënien e postuar në Instastory nga Ori, marrë nga një redaktor i të mirënjohurës “New York Times”, ku më pas ajo vetë ka ironizuar me fjalët:

”Burg për këtë gazetarin, po përhap panik”!

SHKARKO APP