Padia ndaj Thumb On, gazetari Koka: Nuk është çudi, Besa i ka kënduar Rilindjes

Padia e këngëtares Besa Kokëdhima ndaj emisionit Thumb On është diskutuar në puntatën e sotme, ku të ftuar ishin gazetarët Bledian Koka dhe Klotilda Harka.

Par gazetarin Koka, nuk është çudi një padi e tillë, pasi sipas tij, Besa  i ka kënduar dikur Rilindjes.

Bledian Koka: Ju ju ka paditur Besa. Gjithmonë çuditërisht paditë vijnë nga Rilindja. Besa Kokëdhima është vajza e babait të vet që dikur ishte një nga promotorët të asaj që ne e quajmë si Rilindja dhe Besa i ka kënduar Rilindjes me këngën “U rilinda unë”. Kështu që nuk është ndonjë çudi e madhe që ju sot jeni pjesë e padisë siç jemi ne të syri.net për një gabim që kemi kërkuar ndjesë, por që Rama, Rilindja, Ripjellja quajeni si të doni nuk ndalet me aq.

YouTube player
Padia ndaj Thumb On, gazetari Koka: Nuk është çudi, Besa i ka kënduar Rilindjes

SHKARKO APP