Pak ditë nga lindja, Eliza Dushku publikon foton e ëmbël familjare

Aktorja e njohur me origjinë shqiptare Eliza Dushku është në pritje të ëmbël dhe në vetëm pak ditë do të sjellë të jetë të voglin e saj.

Ajo ka ndarë në rrjete sociale një foto familjare të realizuar nga fotografi i mirënjohur shqiptar Fadil Berisha, ku ajo shfaqet së bashku me partnerin dhe qenin e tyre.

“Vetëm disa ditë derisa ai të vijë në jetë”, ka shkruar aktorja shqiptare.

Eliza Dushku jeton prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka vijuar karrierën si aktore mjaft e njohur në filma dhe seriale.

Prej disa kohësh ajo ka kurorëzuar në martesë lidhjen e saj me partnerin Peter Palandjian. Tashmë ata janë gati për të mirëpritur fëmijën e tyre të parë.

 

SHKARKO APP