Pak orë pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, Donald Trump bën foto me nusen e re

Edhe pse kishte pak orë që kishte mësuar për disfatën e tij në zgjedhje presidenciale, Donald Trump është shfaqur duke bërë foto me një çift të sapomartuarish në Klubin e Golfit, në Virginia.

Presidenti sapo zbriti nga makina e golfit në klubin e Sterling, u rrethua nga një grup dasmorësh që po benin fotot e ceremonisë. Një prej mbështetësve të tij ishte dhe nusja e re e cila i kërkoi kreut të Shtëpisë së Bardhë një foto për të shenjuar këtë moment të rëndësishëm për jetën e saj.

Pavarësisht presionit që kishte Trump ndaloi për të folur dy fjalë me nusen e re dhe më pas doli foto me të dhe shoqërueset e saj. Ai më pas e uroi vajzën për një jetë të lumtur për t’u larguar drejt klubit të golfit.

 

 

Trump nuk e pranon fitoren e Biden që prej disa orësh po merr vëmendjen e gjithë mediave dhe liderëve botërorë teksa ka paralajmëruar se do të nisë betejën ligjore. Mediat amerikane raportojnë se asnjë mbështetës i Trump nuk ka dalë ta presë atë para Shtëpisë së Bardhe.

SHKARKO APP