“Paloma” lë pa fjalë ndjekësit, prezanton të dashurën e saj të re

Aktorja meksikane Silvia Navarro, e njohur për rolin e “Palomës” në telenovelën “Kur ti të jesh e imja” duket se ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj me postimin më të fundit.

Ajo ka publikuar disa foto ku bën të ditur lidhjen e saj të dashurisë me partneren e re.

“Kjo është Kar Fenton dhe ne duhemi”,-ka shkruar aktorja krahas fotos.

Shumë nga ndjekësit e saj kanë mbetur të habitur nga kjo deklaratë e aktores. Ajo është nënë e një djali nga lidhja e saj Gerardo Casanova.

SHKARKO APP