Pamela Anderson shpërthen pas arrestimit të Assange:Trump, frikacak toksik

Aktorja e njohur e “Baywatch”, Pamela Anderson sulmoi qeveritë britanike dhe ekuadoriane, pas arrestimit të themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange dhe e quajti Donald Trump një “frikacak toksik”.

Anderson, e cila ka bërë udhëtime të shumta në ambasadën Ekuadoriane në Londër, gjatë qëndrimit shtatë vjeçar të australianit atje, e quajti atë një “hero”, në një seri postimesh në Twitter.

“Unë jam e shokuar pas lajmit se Ekuadori kishte revokuar azilin ndaj Assange, duke hapur rrugën për ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara, me akuza lidhur me një nga rrjedhjet më të mëdha të informacionit të klasifikuar.”, shkroi aktorja 51-vjeçare njëherësh ish modele e Playboy.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po Shba? Ky president frikacak toksik. Egoist, i lig, gënjeshtar dhe mashtrues”, shkruante ndër të tjera ajo për Trumpin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Si mundet Ekuadori? Si mundeni ju në Mbretërinë e Bashkuar? Sigurisht jeni bushtra e Amerikës, dhe keni nevojë për një diversion nga idiotësia juaj, e quajtur Brexit”, shtoi ajo.

Pamela Anderson është fotografuar disa herë në ambasadën ekuadoriane në Londër, ku vizitonte rregullisht Julian Assange, të cilit i çonte edhe ushqime dhe veshje ndërsa publikisht nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen ndaj tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?