Paparacët “thyejnë” çdo limit, irritohet Princ Harry

Për të mësuar sa më shumë detaje rreth jetës së Princ Harryt dhe Dukeshës Meghan Markle duket se paparacët kanë ‘thyer’ çdo limit.

Sipas mediave të huaja të punësuarit e një  agjensie britanike kanë fluturuar me helikopter pranë residencës së Harryt dhe Meghanit.

Ata kanë dashur të fotografojnë pjesë nga dhoma e ndenjes, kuzhina apo edhe nga dhoma e gjumit. Këto foto janë publikuar në rrjete sociale çka ka çuar në irritimin e Harryt, i cili ka thirrur menjëherë avokatët e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky ‘sulm’ ndaj tyre ka bërë që Meghan dhe Harry të largohen menjëherë nga rezidenca. Ata nuk kanë dhënë ende një deklaratë për shtyp, por diçka e tillë pritet të ndodhë nga përfaqësuesit e pallatit mbretëror.

Swiss Digital Mobile Reklama

Princ Harry dhe Dukesha Meghan Markle  janë bërë prindër për herë të parë të  vogëlushit Archie më 6 maj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?