Pas 9 vitesh, Anxhelina rikthehet me këngë të re

Kanë kaluar shumë vite që kur ajo nuk ka qenë aktive me projekte muzikore. Po flasim për këngëtaren Anxhelina Hadërgjonaj, e cila këngën e fundit e ka publikuar në vitin 2011. Ajo duket se po rikthehet së shpejti me projekt muzikor, siç ka bërë të ditur në postimin e fundit.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi në Instagram, përmes të cilës ka ndarë një frazë të shkurtër nga projekti. “Yjet renditen me yje për ty dhe mua. Ti dhe unë të provojmë, ose të vdesim”, ka shkruar ajo referuar një pjese të këngës, e cila duket se do jetë në gjuhën angleze pasi prej kohësh synon tregun ndërkombëtar.

Për të bërë akoma më të besueshëm lajmin se po rikthehet në muzikë, një koment krahas imazhit e ka bërë edhe e ëma e saj, Albërie Hadërgjonaj. “Mezi po pres që ta dëgjoni këtë këngë së shpejti”.

https://www.instagram.com/p/CExBz3bHhXI/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP