Pas dasmës, Silvio Berlusconi dhe Marta Fascina në pritje të një fëmije

Marta Fascina është shtatzënë dhe do i japë Silvio Berlusconit fëmijën e gjashtë. Ky është lajmi që po qarkullon prej orësh në mediat italiane, nxitur nga një artikull në “Il Messaggero e Libero”, ku nuk lihet pa komentuar pasioni i Berlusconit për të jetuar jetën, e për t’u bërë sërish baba në moshën 86-vjeçare. Nusja e re e Berlusconit është 52 vjet më e re

Deri tani nuk ka pasur asnjë mohim, por as pohim për këtë lajm, ama nuk hiqet mundësia që të jetë i vërtetë. Marta dhe Silvio, u martuan me një ceremoni simbolike (jozyrtare) disa ditë më parë dhe që prej atij momenti ka pasur pafund komente dhe lajme për ta. Kujtojmë se ish-kryeministri i Italisë ka dhe 5 fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet më gra të tjera.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?