Pas fitores, Jonida: Shqiponja prek qiellin, këmbët rikthen në tokë

Shqipëria është pjesë e finales së madhe të Eurovision-it. Jonida Maliqi me zërin që rrënqethi miliona shikues të Festivalit Europian të Këngës, ja doli të merrte mbështetjen dhe votat për në finalen e madhe të së shtunës. ”Ktheju Tokës”, një thirrje për emigrantët ngriti peshë Shqipërinë në skenën e Tev Avivit në Izrael.

”Shqiponja prek qiellin, sytë dhe këmbët rikthen gjithmonë në tokë”, kështu shprehet këngëtarja, e cila siç dhe shkruan, përgjatë këtyre muajve nuk ka reshtur së punuari për këtë përfaqësim. ”Nuk kam heshtur asnjë moment në këtë rrugetim, edhe kur dëgjoja në kor fansat europiane që këndonin shqip #Kthejutokës, edhe kur më nisnin nga Tirana lajme nga më të çuditshmet”,-shkruan Maliqi në Instagram.

Nuk nguron as të falenderojë të gjithë ata që e mbështetën. ”Unë bera dje atë për të cilën marrë frymë, për të cilën edhe erdha në këtë skenë: Këndova!! Jam emocionuar si kurrë më parë me 3 minutat e mia dhe të Shqipërise, akoma më shumë kur dëgjova: Albania!?? Po jetoj ëndrrën time, mbështetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të, Shqipëria është fituese. ”Jemi në finale por tashmë une mendoj se kemi fituar, jo vetëm me kualifikimin por edhe me njëri-tjetrin! U bëmë bashkë si kurrë më parë dhe unë për këtë ju jam pafund mirënjohëse! Ju dua shumë, shihemi në finale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.instagram.com/p/BxjyuJjHtak/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?