Pas kritikave në rrjet për lidhjen me Ledianin, Elhaida Dani thyen heshtjen
Pasi pranuan romancën e tyre në publik, Elhaida dhe Lediani, përveçse u duartrokitën nga shumë njerëz për emocionet që përcollën, patën gjithashtu edhe shumë kritika në rrjet.
Njerëzit paragjykuan faktin që pak kohë më parë balerini ishte në një marrëdhënie me Ditjona Borën, prej rreth 10 vitesh.
Përmes një postimi në Instagram, Elhaida ka vendosur tu përgjigjet të gjitha kritikave dhe komenteve negative në rrjet.
“E ndjej që mund të kem zhgënjyer disa prej jush (edhe pse pa ditur (publiku) historinë e vërtetë) dhe për këtë jam mërzitur, sepse e di që dashuria dhe marrëdhëniet shpesh mund të duken komplekse. Prandaj, dua gjithsesi të kërkoj ndjesë për çdo shqetësim që mund të kem shkaktuar. Jam e përkushtuar të vazhdoj të punoj fort për të merituar besimin dhe mbështetjen tuaj për të ecur përpara”, shkruan Elhaida.