Pas lajmeve për ndarjen nga balerini shqiptar, reagon Rovena Dilo

Vetëm dy ditë më parë, u bë i ditur lajmi se këngëtarja Rovena Dilo dhe balerini Eltion Merja i kishin dhënë fund romancës së tyre. Cifti ishin të lidhur prej 4 vitesh, ndërkohë që 1 vit edhe bashkëjetuan. Por, arsyet që çuan në këtë vendim ende nuk janë bërë të ditura.

Së fundmi, e ftuar në emisionin “Treshat”, Rovena është “ngacmuar” paksa nga moderatorët për këtë temë. Ishte Donaldi ai i cili e pyeti artisten se përse ka një unazë në gishtin e fejesës.

Duke qeshur, Rovena e mohoi diçka të tillë duke nënkuptuar që fejesa nuk ka aspak vend në këtë moment në jetën e saj dhe duke pranuar në një fare mënyre të gjithë zërat për ndarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pse, kjo është vetëm unazë fejese? Jo, mua ma ka dhuruar babai”, përfundoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rovena dhe ish-partneri i saj kanë fshirë të gjitha fotot që kanë pasur së bashku, si dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në asnjë rrjet social.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?