Pas ndarjes, Scott Disick kapet mat në krahët e një bruneje simpatike

Kaloi vetëm pak kohë nga ndarja e Scott Disick dhe Sofia Richie-t dhe rrjeti sërish po zien nga lajmet rozë.

Teksa të gjithë mendonim se Scott ishte rikthyer me mamanë e fëmijëve të tij, Kourtney Kardashian, asgjë s’paska qenë e vërtetë!

Scott tashmë po shoqërohet me dikë që nuk është as Sofia, as Kourtney!

37-vjeçari është fotografuar në Malibu me një femër misterioze, që duhet ta pranojmë se dukej shumë seksi!

Dyshja nuk i ka shpëtuar dot paparacëve, teksa zbritën nga makina e tij dhe ecën krah njëri-tjetrit.

Ende nuk dihet kush është vajza në fjalë, por ylli i realityshow-t e ka shijuar në maksimum shoqërinë e saj.

Mbetet për t’u mësuar!

 

SHKARKO APP