Pas një sërë skandalesh, kryeministrja ndahet nga bashkëshorti pas 19 vitesh së bashku

Pas një sërë skandalesh gjatë vitit të kaluar, kryeministrja Sanna Marin, e cila e futi Finlandën në NATO, ka njoftuar këtë të mërkurë se po divorcohet nga bashkëshorti i saj, Markus Raikkonen, me të cilin ishin në lidhje prej 19 vjetësh. Marin dhe Raikkonen, të dy në moshën 37-vjeçare, janë prindër të një vajze 5 vjeçe. Ata kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre në vitin 2020.

“Ne kemi bërë kërkesën për divorc. Jemi mirënjohës për 19 vitet e kaluara së bashku dhe për vajzën tonë të dashur. Ne do të mbetemi miq të mirë dhe prindër të dashur. Ne do të kalojmë kohë si familje për të mirën e vajzës. Ne dëshirojmë të respektoni privatësinë tonë. Nuk duam të komentojmë më shumë”, shkroi Marin në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Sanna Marin humbi zgjedhjet muajin e kaluar dhe do të lërë postin e kryeministrit të Finlandës, të cilën e futi në NATO gjatë mandatit të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në gusht, Sanna Marin u filmua teksa kërcente në një lokal nate me këngëtarin finlandez, Olavi Uusivirta. Në atë kohë, u fol se ata kishin një lidhje, por këto pretendime u hodhën poshtë nga kryeministrja në mënyrë kategorike. Ajo tha se ata ishin vetëm miq të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?