Pas sherrit, pajtohen Aurela Gaçe dhe Endri Prifti

I ftuar në ”Ftesë në pesë”, Endri Prifti tregoi se për të nuk ishte krejt i pamundur pajtimi me Aurela Gaçen dhe mesa duket, tani raporti i tyre është si më parë. Së fundmi, në një postim në Instagram, vëllezërit Prifti shfaqen së bashku me Aurelën, ku theksojnë se do të performojnë me të çdo të premte, në një lokal nate. ”Kaubojsat dhe zonja”, shkruhet në postim.

Aurela Gaçe, Stefi Prifti dhe një partner i tretë zotëronin në bashkëpronësi një lokal nate në Tiranë. Siç tha në 2012-n, Aurela mori vendimin për të performuar rregullisht në Tiranë që t’i qëndronte sa më pranë të bijës. Çdo gjë shkoi mirë, deri para dy vitesh, kur një keqkuptim krisi marrëdhënien mes Aurelës dhe Stefit. Në intervistën në “Ftesë në pesë”, Stefi Prifti iu referua konfliktit si “një gjë e vogël, një telefonatë, një viva voce”, që lë të kuptohet se dikush tha diçka që tjetri s’duhet ta dëgjonte.

“Asnjëherë nuk jemi ndarë, që kur jemi njohur e deri tani kemi qenë miq dhe kolegë të jashtëzakonshëm. Kishim një biznes të përbashkët me Aurelën dhe një shokun tonë nga Tirana. Pastaj për disa arsye ishte një gjë e vogël, një keqkuptim, një telefonatë, një viva voce që Aurela me atë kolegun tjetër. Ishte një incident, le ta themi kështu, i cili e plasariti xhamin dhe ajo kur plasaritet nuk ngjitet. Unë kam qenë i fundit që kam biseduar me Aurelën atë kohë, i thashë harroje. Më tha ‘nuk mundem tani’ dhe ajo vazhdoi më vete, ne vazhduam koncertet”,-tha Stefi.

SHKARKO APP