Pas suksesit në produksionin e klipeve, Dini Gashi është gati për skenën muzikore
Atë e njohin të gjithë si një fotograf dhe kameraman mjaft të zotin, sidomos yjet e estradës në Diasporë. Por Dini Gashi nuk e ka harruar pasionin e tij për muzikën, sidomos atë në zhanrin rap, ku mësojmë se ai do t’i rikthehet skenës.
Është koha për të tashmë dhe ai ka tre projekte të fuqishme muzikore që pritet t’i lansojë një nga një në tregun muzikor. Ndërsa, nëse e keni ndjekur podcastin “Talk with Afrona Dika” dhe ju duket vizualisht bukur, është dhe dora e Dinit, pasi ai aty vazhdon ta filmojë atë.
Djaloshi me origjinë nga Kosova, por që jeton në Zvicër, ka xhiruar edhe klipe mjaft interesante për reperë të njohur si Mozzik, Gentinjo etj. Dini gjithashtu luan edhe rolin e menaxherit për talente të reja në skenë. Tashmë mezi presim të shohim dhe të dëgjojmë muzikën e tij, pasi deri tani suksesi ka qenë në pamjet e bukura që na ka sjellë me aparatin dhe kamerën e tij.
KOHA JONË SONDAZH


