Pas ”Sunny Hill Festival”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm

”Sunny Hill Festival” në Prishtinë për 3 ditë, u bë kryefjalë në mbarë Europën dhe jo vetëm. Pas këtij suksesi, Dua Lipa ka treguar ka udhëtuar drejt vendit tonë, ku nisur edhe pushimet në jugun magjik, në Ksamil.

Pas një performance të fuqishme në natën e parë të festivalit, që këtë vit mblodhi yje dhe adhurues të muzikës nga mbarë bota, artistja shqiptare ka zgjedhur qetësinë dhe bukurinë natyrore të rivierës.

”Arrita në shtëpi në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, shkroi ajo. Herë pas here artistja promovon bukuritë dhe vlerat e Kosovës dhe Shqipërisë në botë, trashëgiminë, gjuhën dhe identitetin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua ka folur shqip në emisione ndërkombëtare, ka sjellë motive shqiptare në performancat e saj dhe ka përdorur ndikimin e saj për të treguar historinë dhe bukurinë e vendeve të saj të origjinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?