Pasi tha se nuk janë burra, reperi shqiptar bashkëpunon me Mc Kreshën dhe Lyrical Son

Duket se inati mes Bim Bimmës me Mc Kreshën e Lyrical Son ka marrë fund. Të tre janë themeluesit e grupit PINT, por pati një përçarje mes reperëve.

Para disa muajsh, Bim Bimma doli në një emision ku foli për kolegët e tij duke thënë: “Unë kam vizion dhe nuk punoj me njerëz që s’kanë vizion. Unë jam burrë dhe i fjalës, e ata s’janë burra. Kam menduar se e përkrahin ideologjinë që qëndronte prapa P.I.N.T por nuk ka qenë ashtu”.

 Së fundmi, Bim Bimma ka publikuar projekte të reja muzikore ku ka edhe dy bashkëpunime me Mc Kreshën dhe Lyrical Son.

Kjo tregon se marrëdhënia mes tyre është përmirësuar.

SHKARKO APP