“Për gruan e jetës time”, moderatori i njohur dedikim emocionues për bashkëshorten e tij

Moderatori shumë i njohur i emisionit “1 kafë më Labin” Labinot Gashi asnjëherë nuk harron të publikojë herë pas here momente që kalon me familjen.

Ditën e sotme bashkëshortja e tij Qëndresa Bajrami feston ditëlindjen dhe fjalët e moderatorit emocionuan shumë nga ndjekësit.

“Për gruan e jetës time: uroj ta dish se sa i lumtur jam që jemi bashkë dhe bashkë krijuam familjen tonë. Jeta ka mjaft ditë të bukura dhe jo shumë të mira, ne kemi zgjedhur që me dashurinë e zemrave tona t’i kalojmë bashkë të gjitha momentet e jetës. Ky bashkim më bën mua një burrë të mirë, për një grua kaq të mirë sa ty. Urime mami i Rroas, të dua”, ka shkruar Labinoti krahas fotos ky duket pranë bashkëshortes së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kanë munguar komentet e fansave që uronin Qëndresën, apo ato që shprehnin pëlqimin e tyre për çiftin.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.instagram.com/p/BwK_o95hl0u/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?