Për herë të parë Olsi flet për situatën me Eglin: Më bëri më shumë përshtypje diçka tjetër

Olsi Bylyku i cili e përjetoi vetë Big Brother Albania, por ”loja” e tij zgjati pak ditë. Këtë vit ai është përfolur shumë për raportin me Eglin. Dikur çift, sot ata janë të ndarë, por lajmet kurrë nuk kanë munguar. Ai u përball me pyetjet e drejtpërdrejta të Dalina Buzit, veçanërisht për situatën që u krijua rreth tij dhe Egli Takos gjatë Big Brother VIP. Olsi pa asnjë filtër pranoi se ajo që e çuditi më shumë nuk ishte opinioni i njerëzve për Eglin, por diçka tjetër.

”Ajo që më shqetësoi më shumë ishte fakti që nuk kishte asnjë koment për partneren time aktuale”,-tha ai në një bisedë të sinqertë në “The Dalina Show”,

”Kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën dhe i uroj fitoren”,-shtoi ai, duke nënvizuar se ndonëse gjithçka ishte përqendruar te e kaluara, askush nuk kishte përmendur njeriun që ka pranë sot.

”Me veten time kam thënë: Si nuk shkroi njeri për partneren time aktuale? Pastaj mendova që nuk ka problem, se mirënjohjen ia shpreh vetë”. Me këtë deklaratë, Olsi dha një mesazh të qartë: e kaluara është e rëndësishme, por e tashmja dhe njerëzit që ke në krah meritojnë vëmendjen e duhur!

SHKARKO APP