“Për kë je bërë kaq tërheqëse?” Plas sherri në çiftin e famshëm Kardashian-West

Kim Kardashian dhe Kanye West janë dy prej emrave më të njohur në botë. Nuk besojmë se ka ndonjë person, veçanërisht të ri, i cili nuk ka dëgjuar të paktën një herë të flitet për Kimin.

Ajo është një influencere e madhe, por jetesa me të shoqin duket se ka edhe anët e saj negative, sikurse në çdo çift. Kanye është një bashkëshort si gjithë të tjerët, i cili herë pas here bëhet xheloz për femrën e tij.

Në episodin e së dielës të “KUWTK” u shfaq një bisedë mes tyre ku reperi nuk donte që Kim të dukej aq seksi për Met Gala 2019.

Pjesë nga debati:

Kanye West: Jam në një lloj tranzicioni, kur shikoj këto vajzat e tjera dhe vajzën time. Gruaja ime ka nevojë të duket si vajzat e tjera, të shfaqë trupin e saj, të shfaqë këtë, të shfaqë atë dhe nuk e kuptoja që kjo ndikonte te unë, te shpirti im si dikush që është i martuar dhe i dashuruar dhe baba i katër fëmijëve. Korseja është një veshje e brendshme. Është seksi. Është sikur të thuash: për kë je bërë seksi?

Kim Kardashian: Po më krijon një ankth vërtet të keq … nuk kam nevojë për më shumë energji negative.

Kanye West: Ti je gruaja ime dhe kjo ndikon te mua kur fotot janë shumë seksi.

Kim Kardashian: Ti më shndërrove në këtë person seksi dhe me besim në vetvete! Vetëm sepse ti je në një udhëtim dhe në një proces transformimi, nuk do të thotë që unë jam në të njëjtin vend me ty.

 

SHKARKO APP