Përballej me burgim të përjetshëm, reperi dënohet vetëm me 2 vite burg

Tekashi 6ix9ine është dënuar me dy vjet burg për krimet që kreu gjatë kohës që ishte anëtar i një bande të dhunshme.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez, u deklarua fajtor për shantazh dhe shkelje të tjera.

Ai fillimisht mohoi akuzat, por më pas pranoi të bashkëpunonte duke dhënë prova kundër anëtarëve të tjerë të bandës, me qëllim që të merrte një dënim më të vogël.

Mendohet se 13 muajt që tashmë ka kaluar në burg, do të përfshihen në dënim.

Reperi përballej me një dënim prej 47 vitesh dhe maksimumi burgim i përjetshëm por marrëveshja e pranimit të fajësisë do të thotë se do lirohet në vitin 2020.

SHKARKO APP