Përçahen motrat Kardashian, ja cila largohet nga klani

Kourtney Kardashian ka dhënë lajmin se nuk do të jetë më pjesë e reality show-t  “Keeping up with the Kardashians”.

Gjatë një interviste në “Entertainment Tonight”, ajo tha se po e bën  këtë për të kaluar më shumë kohë me fëmijët e saj.

“Unë thjesht vendosa të kaloj më shumë kohë si nënë, nuk mund ta lokalizoj të gjithë energjinë time aty, nuk po them lamtumirë. Sezoni i 18 është akoma duke u xhiruar, duhet ta shihni atë”, tha Kourtney.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy motrat e saj, Kim dhe Khloe  komentuan largimin e motrës së tyre nga shfaqja.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne e duam Kourtney dhe do të na mungojë, por në këtë familje njerëzit hyjnë dhe dalin gjatë gjithë kohës. Kjo është si një derë rrotulluese, të gjithë kthehen, edhe Kourtney mund të largohet dhe të kthehet kur të dojë”, deklaruan ato.

Pas 17 sezoneve të suksesshme, këtë vit “KUWTK” duket sikur nuk do jetë më njësoj me mungesën e Kourtney.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?