Ava Max vazhdon të ‘korrë’ sukses me këngët e saj.

Ajo po ngjit me shpejtësi hapat e karrierës. Dhe së fundmi ka shijuar suksesin e radhës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ishte një ndër këngëtaret që performoi në ceremoninë e hapjes së ceremonisë së ndarjes së çmimeve në MTV Video Music Awards 2019.

Ajo këndoi këngën e saj të fundit ‘Torn’ dhe ‘Sweet but Psycho’.

‘Sweet but Psycho’ ishte kënga që i dha famën e madhe Ava Max.

Ndërsa pritet që të publikojë edhe videoklipin e ‘Torn’.