Përlotet Luizi: Largimi i Oltës më ka këputur krahët

Vendimi i Olta Gixharit për tu larguar nga shtëpia e Big Brother Vip ka mërzitur të gjithë banorët, veçanërisht Luizin, edhe pse për 100 ditë ata kanë qënë në “luftë” me njëri-tjetrin.

Ai është përlotur teksa ka thënë se largimi i Oltës ia ka prerë krahët dhe tashmë loja nuk ka kuptim pa të.

Olta Gixhari vendosi të dalë sonte nga shtëpia e Big Brother Vip pasi malli për djalin e bënte të pamundur këtë rrugëtim.

Ndonëse i biri e surprizoi në shtëpi, Olta u mërzit akoma më shumë sepse ai nuk e njohu dhe i qëndroi i distancuar. Luizi i kërkoi te dera të mos ikte, ndërsa Olta i tha: Të dua fort.

Pasi Olta u largua, Luizi tha i përlotur: Me kë ta bëj luftën tani? Kur iku Kiara më iku njëri krah, tani s’ka…

SHKARKO APP