“Përse kam harxhuar kohë?” Kim Kardashian pendohet për lidhjet e kaluara

Kim Kardashian është penduar që ka shpenzuar kohë duke takuar meshkuj të tjerë para se të martohej me babain e fëmijëve të saj. Ajo u intervistua nga bashkëshorti i saj Kanye Ëest me pyetjet e përgatitura nga Vogue Arabia.

Reperi mori rolin e gazetarit për gruan e tij, e cila do të jetë në kopertinën e revistës. Ata janë një ndër ciftet më të famshme në botë, të cilët nisën një lidhje dashurie pas ndarjes së Kim me yllin e NBA, Kris Humphries.

Në intervistë, ajo thotë se duhet të pranonte shumë kohë më parë propozimin e Kanye.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë mendoj, ‘Dreq, përse kam harxhuar kaq shumë kohë apo energji? Përse nuk e bëra këtë më parë?” – u përgjigj Kim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej vitesh tashmë, Kim dhe Kanye jetojnë të lumtur së bashku me fëmijët. 38-vjecarja, e cila ka plot 146 milionë ndjekës në Instagram, do të dëshironte të kishte më shumë privatësi, por më shumë pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?