Personi i panjohur “tmerron” familjen Kardashian-Jenner

Një person i panjohur ka shkaktuar panik në familjen Kardashian-Jenner pasi ka tentuar të hyjë më dhunë në shtëpinë e Kim Kardashian dhe Kylie Jenner.

I panjohuri u fiksua nga kamerat e sigurisë  në shtëpinë e Kylie në Hidden Hills të Kalifornisë dhe më pas i njëjti u pa në shtëpinë e Kim Kardashian.

Ka qenë TMZ, e cila ka publikuar pamjet ku duket personi në kopshtin Kylie. Gjithashtu pamjet e marra nga prona e Kim tregojnë të njëjtin person që po kërkonte diçka në kutinë e saj postare dhe më pas u largua me shpejtësi kur ekipi i saj i sigurisë e vuri re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto incidente kanë shqetësuar familjen Kardashian-Jenner, pasi ata të gjithë jetojnë në një komunitet të mbyllur dhe askush nuk vjen tek rruga ku banojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se në vitin 2016 persona të armatosur kanë hyrë në apartamentin e Kim Kardashian në Paris ku i grabitën gjëra shumë të vlefshme, ndër to edhe një unazë prej 4 milionë funtash, dhuratë nga bashkëshorti i saj Kanye West.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?