“Po flinte në makinë”, 6 oficerë masakrojnë me plumba reperin e njohur

Reperi amerikan, Willie McCoy është masakruar për vdekje më armë zjarri nga 6 oficerë të policisë së Kaliforinsië.

Ngjarja ndodhi rnë zonën e Taco Bell, ku reperi kishte parkuar makinën dhe po flinte në të, raporton The Guradian.

Mësohet se ka qënë një punonjës restoranti aty pranë që ka alarmuar policinë duke thënë se reperi 21 vjeçar mund të kishte qëlluar dikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas mbërritjes në Taco Bell në 974 Admiral Callaghan Lane, oficerët iu afruan automjetit dhe vërejtën se shoferi nuk reagonte dhe kishte një pistoletë në prehrin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në atë moment oficerët nuk u përpoqën ta zgjonin shoferin dhe të prisnin oficerët shtesë, që të vinin në vendin e ngjarjes, por hapën zjarr kundrejt tij.

Kushëriri i McCoy, David Harrison, bëri një reagim të fortë kundër policisë pas kësaj ngjarje të rëndë.

“Ju nuk mund të na mbytni vetëm në rrugë si ky rast,” tha Harrison. “Kushëriri im ishte në gjumë, në makinë dhe ata e qëlluan atë … 20 … herë”.

Fotot e automjetit të McCoy-së tregojnë së paku 16 vrima plumbash në xhamin e tij.

Policia ene nuk ka identifikuar gjashtë oficerët e përfshirë në këtë incident me të shtëna, megjithatë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së mistershme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?