Prapaskenat e serialit “Sex and the City”, Sarah Jessica Parker: Më kanë ngacmuar

Sarah Jessica Parker u bë shumë e famshme në serialin “Sex and the City”, i xhiruar në vitet 1998-2004. E ftuar në një emision radiofonik, aktorja foli për lëvizjen ‘Me too movement’ që ka në qendër barazinë gjinore dhe ndalimin e sjelljeve të papërshtatshme nga gjinia mashkullore kundrejt asaj femërore.

Parker, tregoi se gjatë xhirimeve të serialit të famshëm ku ajo ka qenë pjesë bashkë me Kim Cattrall, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, ka përjetuar disa herë ngacmime nga pjesëtarë të grupit të xhirimit:

“Pavarësisht famës, njohjeve apo gjithçkaje tjetër që unë kisha, ndihesha e pafuqishme para tij. E kam urryer gjithmonë këtë mungesë balance mes dy gjinive.”

Edhe pse në moshën 54-vjeçare, Sarah Jessica Parker vazhdon të jetë në formën e saj më të mirë dhe shumë e pëlqyer nga fansat e saj.

SHKARKO APP