Ja çfarë shkruan prestigjozja britanike BBC për ylli e muzikës pop, Dua Lipa, festivalin Sunny Hill dhe Kosovën

BBC ka nisur shkrimin e saj kushtuar këngëtares nga Kosova me famë botërore, Dua Lipës me ceremoninë që organizoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku Lipa ka marrë shtetësinë e Kosovës.

https://www.bbc.com/news/articles/cwypepyzqego

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka thënë se “ndjehet sikur të dyja anët e mia tani janë një” pasi iu dha shtetësia e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këngëtarja lindi në Londër nga prindër kosovarë-shqiptarë dhe jetoi në kryeqytetin e Prishtinës për një kohë të shkurtër që nga mosha 11 vjeç, kur prindërit e saj u kthyen pasi Kosova fitoi pavarësinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lipa u përshëndet nga Presidentja Vjosa Osmani në ceremoninë e së premtes.

Presidentja Vjosa Osmani, e cila organizoi ceremoninë, tha se ishte një “nder” t’i jepej shtetësia Lipës, duke e cilësuar atë si “një nga figurat më ikonike kulturore në historinë e vendit tonë”.

Në një deklaratë, Lipa shtoi: “Kjo plotëson dualitetin që kam pasur gjithmonë brenda meje. E dua këtë vend dhe kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time.”

Duke ndarë fotografi të ceremonisë në X, Osamni shkroi: “Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Nga skenat më të mëdha të botës deri te zemrat e miliona njerëzve, ajo e ka mbartur historinë tonë me forcë, krenari dhe hir…”

“Mirënjohja jonë është e pafundme për gjithçka që Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën.”

“Xhevahiri i Kosovës – mirë se erdhe në shtëpi”, shtoi ajo në një postim të veçantë.

Lipa ndodhet aktualisht në Kosovë për Festivalin tre-ditor Sunny Hill, të cilin e kryesoi të premten.

Lipa ka folur shpesh për dashurinë e saj për vendin dhe ka krijuar një organizatë bamirëse që përqendrohet në ndihmën e komuniteteve të cenueshme në Kosovë. Këngëtarja e hitit “Radical Optimism” u përshëndet në ceremoni nga një kor fëmijësh, i cili këndoi një interpretim të hitit të saj “Levitating”.

I pranishëm ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Ai postoi një foto duke buzëqeshur përkrah Lipës në X dhe tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova ishin krenare që e quajnë yllin e popit “një nga tonët”.

Lipa tani ka shtetësi për Britaninë, Shqipërinë dhe Kosovën.

Ajo mori shtetësinë shqiptare në vitin 2022 për promovimin e vendit përmes muzikës dhe famës së saj.

Lipa u nderua gjithashtu me titullin Ambasadore Nderi e Kosovës nga presidenti në vitin 2022.

Ajo tha se ishte një “nder dhe privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht”.

Pas performancës së saj në Festivalin Sunny Hill të premten, ajo shkroi në Instagram: “Duke e ndarë këtë natë me ju të gjithë, në qytetin që më formoi, e rrethuar nga kaq shumë energji, gëzim dhe krenari… është e vështirë ta përshkruaj me fjalë se çfarë do të thotë kjo.”

Lipa e themeloi eventin muzikor në qytetin e lindjes së prindërve të saj me të atin në vitin 2018.

Festivali, shpjegoi ajo vitin e kaluar, u krijua “për të ndryshuar retorikën e asaj që njerëzit mendojnë për Kosovën dhe për faktin se ajo është e shkatërruar nga lufta”.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pas vitesh marrëdhëniesh të tensionuara midis dy shteteve.

Është njohur nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe vendet e tjera të G7-ës dhe shumica e shteteve të BE-së, megjithëse jo nga Spanja apo Greqia. Por Serbia refuzon ta njohë Kosovën, ashtu si shumica e serbëve brenda Kosovës.

/Kosovapress/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?