Prezantohet koleksioni “Vjeshtë 2020”

Stilisti i famshëm i “Dior”, njëkohësisht edhe drejtor artistik, Kim Jones ka prezantuar kolesionin e veshjeve për meshkuj, “Vjeshtë 2020”.

Por këtë herë, ai vjen në bashkëpunim me ish themeluesin e markes luksoze, “Shaën Stussy”, i cili ka punuar me “Dior” në vitin 1996, por prej kohësh kishte dalë në pension. Koleksioni modern i veshjeve, përfshin kostume në stilin “print valë” dhe aksesorë të ndryshëm që i kanë dhëne një pamje krejtësisht origjinale dhe befasuese koleksionit.

Kjo nuk është hera e parë që Jones sjell këtë lloj bashkëpunimi në industrinë e modës. Ai ishte ideatori kryesor i bashkimit të dy titanëve të industrisë “Louis Vuitton” dhe “Supreme” për një koleksion të denjë për librat e historisë së modës.

Koleksioni “Vjeshtë 2020” është frymëzuar nga Miami, ku mbizotëron ngjyra e verdhë dhe palmat karakteristike. Veshjet janë në stil të lirshëm, dhe mbizotërojnë ngjyrat e forta, me aksesorë si lulja karakteristike e zambakut, vendosur në xhaketa, kapele, etj.

SHKARKO APP