Prezantuesi i njohur amerikan ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet

Këtë sezon veror vendi ynë është bërë destinacioni i preferuar i shumë personazheve të njohur për të kaluar pushimet e tyre.

Vendin tonë e ka zgjedhur për të kaluar pushimet edhe një prej prezantuesve më të njohur amerikan.

Bëhet fjalë për prezantuesin Steve Harvey. Ai ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e tij.

Steve Harvey ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram.

Në këtë video, ai tregon se ndodhet midis Greqisë dhe Shqipërisë, duke lundruar me një jaht.

Krahas kësaj videoje që ai ka postuar, ka shkruar:

Shqipëria përgjatë oqeanit është në Greqi, si Kolumbia.”

Harvey ka prezantuar programe si “The Steve Harvey Morning Show”, “Steve talk show” dhe “Family Feud”.

Por, ai është edhe aktor edhe një producent i njohur në Amerikë, veçse prezantues.

https://www.instagram.com/p/B0JQO2THthQ/

SHKARKO APP