Princ Harry e thotë publikisht: Dua dy fëmijë, maksimumi!

Princ Harry dhe Meghan Markle kanë vetëm pak kohë që janë bërë prindër dhe nuk mjaftohen me kaq.

Lumturia dhe dashuria që i fal Archie duket se e ka bërë çiftin të dëshirojë një fëmijë të dytë. Duka i Sussexit foli në një intervistë për British Vogue për pasionin e tij rreth gjeneratës së re, ndryshimet klimaterike dhe dashurinë e tij për natyrën.

Gjatë intervistës, 34-vjeçari tha: “Unë mendoj, çuditërisht, për shkak të njerëzve që kam njohur dhe vendeve që kam patur fatin të shkoj, gjithmonë kam patgur një lidhje dhe dashuri për natyrën. E shoh ndryshe tani, pa diskutim. Gjithmonë kam dashur të përpiqem, edhe para se të kisha një fëmijë, shpresoja të kisha dy, maksimumi!”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?