Princesha anulon festën e fejesës, pas skandalit seksual të të atit

Princesha Beatrice anuloi festën e fejesës si pasojë e skandalit të të atit, Princ Andrew. Siç mund ta dini tashmë, Princ Andrew hoqi dorë nga detyrat mbretërore pas intervistës shokuese në ”BBC”, ku rrëfeu shoqërinë me trafikantin njerëzor Jeffrey Epstein dhe hodhi poshtë akuzat se kishte abuzuar me minorene.

Sipas ”Daily Mail”, Beatrice kishte planifikuar një festë fejese në një restorant në Londër, e cila supozohej të mbahej javën e ardhshme, “por iu desh ta shtynte sepse besonte se paparacët do të bllokonin rrugën duke kërkuar për Princ Andrew.”

Beatrice dhe i fejuari i saj, Edo Mapelli Mozzi, dolën në përfundimin se një restorant do të ishte një vend shumë publik për të mbajtur një event të kësaj rëndësie në një moment të vështirë për familjen. Prandaj, çifti ndryshoi planet dhe shtyu datën e fejesës që Princ Andrew të ketë mundësi të jetë i pranishëm. Përflitet se Prince Charles “ka në plan të konsiderojë familje mbretërore vetëm trashëgimtarët e tij” kur të marrë fronin. Gjë që përjashton Andrew, Beatrice dhe Eugenie.

SHKARKO APP