Princesha Charlotte aspak e brishtë, shokët e klasës i vendosin një nofkë

Princesha e vogël, Charlotte, ka nisur shkollën në St. Thomas’s Battersea.

Edhe pse kanë kaluar shumë pak ditë që prej ditës kur ajo u ul për herë të parë në banka, shokët e klasës i kanë vendosur një nofkë.

Duket se princesha tashmë ka krijuar identitetin e saj si një vajzë e fortë dhe luftarake, shumë larg imazhit të princeshës delikate dhe të brishtë.

Gazetarja e njohur Katie Nicholl zbuloi për “Vanity Fair” se Charlotte njihet si “princesha luftëtare” pikërisht për shkak të temperamentit të saj.

“Me sa duket ajo e fitoi këtë pseudonim sepse padyshim është një princeshë por edhe sepse i ngjan një djali. Aspak e brishtë. Asaj i pëlqen të ngjitet në pemë dhe është shumë aventuriere”, shkroi ajo.

SHKARKO APP