Princeshë Elia, shtatzënë? (FOTO)

Së fundmi, familja mbretërore shqiptare mirëpriti disa familje të tjera aristokrate nga Gjermania, Austria dhe Zvicra, me qëllim promovimin e vlerave turistike të territorit shqiptar.

Në fotot e publikuara në Instagram nga vetë Elia Zaharia Zogu, dikush hamendësoi se me shumë mundësi princesha ishte shtatzënë. Shkak? Barku pak më i fryrë se zakonisht i saj.

”Më duket se kemi të reja sipas fotos”,-u komentua nën albumin fotografik. Elia zgjodhi të përgjigjej: ”E reja është shumë pica dhe pasta”. Pra NUK ka një bebush/e rrugës! Ju kujtojmë se princi Leka dhe Elia Zaharia Zogu u martuan në tetor të 2016-s.

SHKARKO APP