“Pse kështu flini ju VIP-at vallai?”, e kritikuan për foton me makeup para gjumit, reagon Xhensila
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj mbrëmjen e djeshme tërhoqi të gjithë vëmendjen me një foto të postuar në Instagram ku shfaqej para gjumit, e veshur me robdeshambër, në shtrat dhe me makeup.
Pikërisht makeupi bëri që komentet të vërshonin nga fansat. “Pse kshu me makiazh flini ju vipat gjume”, shkruan një komentues. “Pupuu sa keni perparuar ju “vipat vallaha “dhe gjumin e beni nga ai gjumi modern qe vetem ju e keni”, shkruan një tjetër.
Ndërkohë një tjetër komentuese e mbështet veprimin e këngëtares duke pranuar se çdo femër i ka ndodhur të shtrihet me makeup për të bërë një foto. Xhensila ka reaguar duke i komentuar asaj disa emoji e duke i pohuar fjalët.