Qetësohet situata: Majk s’mund ta niste më mirë 2019-n
Përmes disa postimeve në Instagram, duket se situata me ish-të dashurën, njëkohësisht nëna e djalit të tij, Majlinda Zekën, është qetësuar. Nisur nga pamjet e publikuara në Instagram, Majk ka kaluar disa momente me të birin dhe familjen.
Në fillim të dhjetorit, disa ndjekës e kritikuan Majkun për raportin me të birin. Ai zgjodhi t’u përgjigjej në Instagram dhe të akuzonte Majlindën pasi sipas tij, ajo nuk lejonte që babë e bir të kalonin kohë bashkë.
Në atë kohë, vetë Majlinda iu drejtua po Instagramit përmes një “letre” publike për reperin. Megjithatë situata duket se është qetësuar dhe dyshja ka gjetur gjuhën e përbashkët.

https://www.instagram.com/p/BsGOSYdAd16/
KOHA JONË SONDAZH

