Qetsori flet me Nitën: Ti do të shpallesh finaliste të martën, por jo se e meriton

Zarfi që ka mbërritur në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 2”, i cili do të zbulojë emri e finalistit të parë ka nxitur diskutime dhe dyshime mbi banorin e përzgjedhur.

Qetsori është i bindur se është Nita finalistja e parë. Ai u tregua i sinqertë dhe i tha Nitës se ajo mund të shpallet finalistja e parë, por jo se e meriton një gjë të tillë, por do të shpallet për shkak të historisë së saj me babain.

Qetsori u shpreh se askush nuk e fiton individualisht diçka dhe se edhe ai, edicionin e Big Brother 2, e fitoi për shkak se kishte një djalë të vogël dhe se kishte një atmosferë familjare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?