Ramadan Krasniqi ka shpenzuar 300 mijë euro për një veturë

Ramadan Krasniqi është një prej këngëtarëve më të njohur dhe të respektuar të muzikës popullore qytetare në Kosovë. Ai është një njeri serioz që vlerëson muzikën e mirë dhe i ka qëndruar larg komercializimit.

Sëfundmi Dani ka qenë i ftuar në emisionin e Luana Vjollcës, ku ka treguar disa detaje interesante nga jeta e tij. Veçse ka folur për pasionin e tij të madh, muzikën, ka treguar edhe një anë tjetër që deri më tani shumë pak persona e njihnin.

Ai ka rrëfyer se përveç djalit të tij që çdo i ka qejf makinat luksoze, edhe ai i pëlqen ato. Dani ka zbuluar në emision se së fundmi i ka blerë djalit te tij nje Ferrari, që sigurisht ka një çmim marramendës.

Teksa është pyetur për çmimin e Ferrarit, Dani ka zbuluar se ka kushtuar jo më pak se 300 mijë euro.

SHKARKO APP