Rashel Kolaneci: Më kanë ngacmuar reperët, kurse buzët…

Ish-velina, Rashel Kolaneci ka zbuluar disa detaje interesante. Në një lidhje direkte me emisionin “Pop Culture”, ajo është ngacmuar në lidhje me komentet që thonë se i ngjan yllit televiziv, Kim Kardashian. ”Kam që 14 vjeç që më komentojnë”. Ndërkohë Dojna i bëri edhe disa pyetje të tjera për të kuptuar nëse ka tjetër ngjashmëri me femrën më seksi në botë.

“Kim Kardashian qëndron 1 orë e 30 minuta për të bërë make-up, po ti”, e pyeti Rashelin e cila tha: “Mua më duhen 30 minuta, së bashku me flokët që i mbaj të drejtë shumicën e kohës”. Kur i përmenden akuzat se ka bërë buzët, Kolaneci u shpreh. “E kam thënë dhe po e përsëris se plasa, i kam ngjarë mamit. Madje ajo i ka më të mëdha se unë, shikojeni në “Instagram”.

“Kim Kardashian mbahet mend për martesën më të shkurtë prej 72-ditësh. Ti si e mendon martesën?”, ishte pyetja tjetër që Rasheli iu përgjigj: “Nuk mendoj për martesë të shkurtër. Dua një person që do jetoj gjithë jetën me të, ashtu si prindërit e mi”. “Nuk e gjej veten krah një personi të famshëm, do doja një njeri më shumë familjar, që ka më shumë kohë për mua dhe fëmijët kur të kemi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?