Rekord i Drake, merr trofeun e 12-të në ”Billboard Music Awards”

Drake ka thyer rekordin e numrit të çmimeve në ”Billboard Music Awards”, duke çuar në shtëpi 12 të tilla; mes trofeve të reperit renditej dhe ajo e “albumit më të mirë”, “artistit më të mirë mashkull” si dhe nderimi kryesor Ii mbrëmjes “Top Artist”. Kanadezi mposhti emra të tjerë të njohur Cardi B, Ariana Grande, Post Malone e Travis Scott. Njeriu të cilit ia drejtoi falënderimet e tij kur u ngjit ne podium, ishte e ëma.

“Pavarësisht se sa kohë mu desh të kuptoja se çfarë doja të bëja në jetë, ti ishe gjithmonë aty për mua, për të më dhënë kurajo dhe tani, i kemi hyre një super udhëtimi”, u shpreh ai.

Me çmime dolën nga kjo mbrëmje edhe Ariana Grande, që u konsiderua artistja më e mirë femër, Cardi B e shpërblyer dhe ajo me mjaft çmime, e Luke Combs që u shpall artisti më i mirë country. Edhe këngëtarja me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, megjithëse nuk ishte e pranishme në spektakël, arriti të sigurojë një çmim. Kënga mjaft e suksesshme e saj “Meant to be”, të cilët e interpreton së bashku me grupin Florida Georgia Line, është shpërblyer në kategorinë “albumi më i mirë i muzikës country“.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?