Reperi kafshohet nga gjarpri gjatë xhirimeve: Shpresoj të mos vdes
Lil Pump është kafshuar nga një gjarpër gjatë xhirimit të videoklipit të ri muzikor.
Reperi 19-vjeçari publikoi nj video ku tregonte dorën e tij të përgjakur pas kafshimit nga gjarpri.
“Thjesht u kafshova pak nga një gjarpër,”-shkroi ai. “Shpresoj të mos vdes.”
Reperi po mbante gjarprin në dorë, pasi zvarraniku do ishte pjesë e videoklipit.
Ai u kafshua sapo një nga anëtarët e ekipit ia dha gjarprin në dorë.
Gjithashtu, zvarraniku u përpoq të kafshonte edhe një tjetër anëtar të ekipit.