Reperi pranon lidhjen me motrën e Loredanës

Që prej janarit, reperit Gent Fatali përflitej të ishte i lidhur me motrën e Loredana Zefit, Rozafën. Shkak u bënë fotot që ata postonin bashkë, por kur e pyetën në mënyrë të drejtpërdrejtë, reperi tha se “S’mund t’i thuash çikës së hallës të dashur”. Në një intervistë për Rudinën, ai pranoi tërthorazi dhe shumë çuditshëm, se është vërtet i dashuruar me Rozafën.

Rudina: Është i dashuruar Genti?
Genti: Ndoshta është i dashuruar.
Rudina: Në media thuhet se je në një lidhje me motrën e Loredana Zefit, Rozafën. Është e vërtetë që jeni në një lidhje bashkë?
Genti: Nuk është e vërtetë.
Rudina: Seriozisht e ke? Po ti them jam i dashuruar. Atëherë me Rozafën je, mos i bie gjatë?

Pas këtij shkëmbimi të sikletshëm, reperi tha se vajza ideale “duhet të jetë si Rozafa. E bukur, e qetë, e kuptueshme, më jep suport”. Pra, postojnë foto vazhdimisht bashkë, mohon vazhdimisht thashethemet, madje njëherë thotë që e ka kushërirë dhe pastaj mezi lë të kuptohet se janë bashkë. Pse është kaq e vështirë të pranosh se je i lidhur? Dikush të na e shpjegojë.

https://www.instagram.com/p/Bu_3hz-ny9q/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP