Ribashkimi me Donaldin? Reagon për herë të parë Bora Zemani: Për momentin nuk ka asgjë!

Disa ditë pas deklaratave të aktorit Donald Veshaj, ku konfirmonte se po tentonte për t’u ribashkuar sërish me moderatoren Bora Zemani, ka reaguar edhe kjo e fundit.

Moderatorja thotë që të gjitha thashethemet se ajo dhe aktori janë kthyer bashkë, nuk janë aspak të vërteta. Ajo tregon se nuk ka rikthim, duet apo pushime me të dhe shton se është cënuar privatësia.

Bora tregon se dedikime ka, edhe shton se Donaldi i ka kërkuar falje si privatisht edhe publikisht.

SHKARKO APP