Rihanna vjen me një film të ri bashkë me reperin e njohur
Rihanna mesa duket po e pëlqen shumë karrierën si aktore ndaj edhe ajo do të vijë sërish me një projekt të ri.
Ajo bashkë me reperin e njohur Childish Gambino do të publikojnë shumë shpejt filmin e tyre më të ri.
Reperi ka konfirmuar sot se filmi do të publikohet ditën e shtunë, në datën 13 prill dhe për të gjithë ata që do kenë dëshirë ta shohin do mund ta gjejnë në ‘Amazon Prime’.
Filmi është një ‘thriller tropikal’ dhe skenari është shkruar nga vëllai i reperit, Stephen, i cili sipas ‘Vanity Fair’ është inspiruar nga filmat ‘City of God’ dhe ‘Purple Rain’.
‘Trailer-i’ i plotë i filmit është publikuar vitin e kaluar, ndërsa sot është publikuar një pjesë e shkurtër:
https://www.instagram.com/p/BwGFxomFBQb/?utm_source=ig_embed
KOHA JONË SONDAZH

