Rikthehet Dua, publikon këngën ”Don’t start now” (VIDEO)

Dua nuk zhgënjen. Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar këngën e saj më të re. Pas një pritje 11 mujore në mungesë prurjesh të projekteve të reja muzikore, këngëtarja ka shënuar rikthimin me këtë këngë të re. ”Don’t start now”, titullohet kënga e saj e re, e cila është super ritmike. Dua vjen mjaft provokuese në klip, teksa shfaq linjat atraktive dhe pamjen e saj të re prej biondeje.

“Don’t start now” është pjesë e albumit të saj të dytë, që do të publikohet i plotë së shpejti. 24-vjeçarja është shprehur se albumi i saj i ri është një “epokë e re” në karrierën e saj, në aspektin e ndryshimit të rrymave muzikore dhe lundrimin në një zhanër të ri.

Sukseset për artisten shqiptare kanë qenë të shumta këtë vit, marrë parasysh faktin që ajo u bë imazhi kryesor i “YSL Beauty”, dhe interpretuesja e kolonës zanore të filmit shumë të suksesshëm, “Alita: Battle Angel”.

Dua Lipa - Don't Start Now (Official Music Video)

SHKARKO APP