Rikthehet një prej filmave më të dashur të viteve 2000
Pak vëmendje ju lutem: Kanë kaluar 15 vite por ndërkohë fansat e Amelia Mignonette Grimaldi Thermopolis Renaldo presin për një seri tjetër të “Princess Diaries”. Ëndrrat bëhen realitet. Në një intervistë me Andy Cohen në “Watch What Happens Live”, një fanse e pyeti Anne Hathaway për serinë e tretë të “Princess Diaries” dhe aktorja i habiti të gjithë duke thënë:
”Ka një skenar për serinë e tretë. Unë dua ta bëj, Julie [Julie Andrews-Queen Clarisse] dëshiron ta bëj. Producentja Debra Martin dëshiron gjithashtu. Thjesht nuk duam ta realizojmë derisa të jemi të sigurt që është perfekt, sepse e duam filmin po aq sa ju. Është shumë e rëndësishme për ne që të mos publikojmë asgjë derisa të jetë gati. Por po punojmë”.
Princesha Mia/Anne nuk tha ndonjë detaj tjetër se kur do të dalë filmi, por shpresojmë sa më parë. Nuk është hera e parë që flitet për një rikthim të “Princess Diaries”. Në 2016-n, në një intervistë për “People”, regjisori Garry Marshall pranoi se do të ketë një seri të tretë të filmit të famshëm të vitit 2001, por në atë periudhë Hathaway ishte shtatzënë.

